Mediat britanike shkruajnë për luksin e fëmijëve të pasur të Shqipërisë (Foto)
14:19 | 02 Shtator 2017

Britanikja “The Sun” i ka kushtuar një artikull disa prej fëmijëve të pasur të Shqipërisë, marrë shkas nga faqja e Instagramit “The Rich Kids of Albania” ku postohen fotot e këtyre të fundit. Britanikja shkruan se këta adoleshentë dhe të rinj nga Ballkani janë fëmijët më të pasur të vendit, të cilët mburren për mënyrën e tyre të jetesës duke reklamuar në rrjetet sociale makinat luksoze, avionë e jahte private, tufa parash, por edhe armë. “Ashtu si fëmijët e tjerë të pasur, edhe shqiptarët gjithashtu kanë makina luksoze dhe modelet me të fundit të tyre. Por tronditëse është se si disa i shpenzojnë paratë për armë”, shkruan ndër të tjera “The Sun”, përcjellë VOAL. Ndërkohë nga fotot që shihen më poshtë, një nga fëmijët e pasur i cili është personazh i njohur për publikun shqiptar, është ish-futbollisti Fatmir Hysenbelliu, i njohur ndryshe si Oni. Ndërsa personat e tjerë nuk janë fytyra publike.
Aurela Hoxha