Mediat botërore i frikësohen gjyshes Vanga: Profetja bullgare kishte parashikuar shfaqjen e Shtetit Islamik? (Foto)

0

Profetja bullgare gjyshja Vanga, e cila vdiq 20 vjet më parë, kishte parashikuar se gjatë vitit të ardhshëm do të ndodhë “një luftë e madhe e myslimanëve”, raporton DailyStar.

Profetja-1-649x358

Gjyshja Vanga e cila vdiq në vitin 1996 në moshën 85-vjeç, kishte fituar pseudonimin e “Nostradamusit të Ballkanit” për shkak se parashikimet e saj në 85 për qind të rasteve ishin të sakta, transmeton lajmi.net.

Profetja 2

Pensionistja e verbër, për të cilën thuhet se ka parashikuar sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator si dhe cunamin në oqeanin indian në vitin 2004, kishte paralajmëruar se ekstremistët myslimanë do të pushtojnë Evropën gjatë vitit 2016.

Profetja 6

Është interesant fakti se Vanga kishte parashikuar qindra ngjarje, përfshirë edhe “luftën e madhe myslimane”, që do të fillojë me Pranverën Arabe të vitit 2010.

Profetja 2Sipas news.com.au, ajo kishte parashikuar se kjo luftë do të zhvillohet në Siri, dhe se do të përfundojë në vitin 2043 me krijimin e një kalifati, qendra e të cilit do të jetë në Romë.

Profetja 3

Gjyshja Vanga kishte deklaruar se Evropa do të “pushojë se ekzistuari” deri në fund të vitit 2016, kështu që kontinenti do të mbetet “pothuajse bosh” dhe do të jetë një “territor plotësisht i shkatërruar nga çfarëdo forme e jetës”.

Profetja 6Profecia e saj e frikshme ka tërhequr vëmendjen e teoricienëve konspirativ, që tregojnë për aktivitetin e Shtetit Islamik afër Evropës në Libi.

Pasardhësit e Vanges thonë se ajo kishte parashikuar cunamin në vitin 2004. Ajo në fakt, kishte deklaruar se “një valë e madhe do të mbulojë një hapësirë të madhe të tokës plotë me njerëz, kurse qytetet do të zhduken nën ujë”.

Profetja 3Në vitin 1989, ajo kishte parashikuar se “vëllezërit amerikan” do të sulmohen nga “dy zogj të çeliktë” që është e qartë së bëhet për sulmet terroriste të Nju Jorkut.

Gruaja e verbër e kishte parashikuar qysh para 60 viteve pasojat e ndryshimeve klimatike, duke paralajmëruar se pikat e akullta të shkrira në arktik do të shkaktojnë rritjen e nivelit të detit.

Vangelia Dimitrova ka lindur në fshatin Strumicë të Perandorisë së atëhershme Osmane. Besohet se shikimin e kishte humbur gjatë një stuhie të madhe, e cila e kishte ngritur në ajër dhe më pas e kishte hedhur në tokë.

Profetja 4

Profetja 4Më vonë ajo kishte pranuar se ka dhunti të parashikoj ngjarjet që do të ndodhin në të ardhmen. Shumë personalitete të pasur dhe të famshëm, duke përfshirë krerë të shteteve dhe politikanë të fuqishëm nga e gjithë bota, e vizitonin shpesh për të kërkuar këshilla.

Ajo kishte parashikuar se presidenti i 44-të i SHBA-ve do të jetë një afrikano-amerikan, por gjithashtu kishte paralajmëruar se do të jetë “presidenti i fundit amerikan”.

Profetja 5

Profetja 5Sipas të afërmve të saj, Vanga kishte parashikuar se në vitin 2130 jashtëtokësorët do të ndihmojnë në civilizim, jetën nën ujë, dhe se në vitin 3005 do të fillonte një luftë në Mars.

Sipas saj, gjithçka në planetin tonë do të vdes deri në vitin 3797, por njerëzit deri në atë kohë do të jenë në gjendje të zhvendosen në një galaktikë tjetër. (lajmi.net)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »