Me vështirsi Franca e mposhti Shqipërin

0

Shqiperiaaaa

Shqipëria nuk ka arritur të nxjerrë një pikë në ndeshjen me Francën duke pësuar në minutat e fundit.

Një gol i Antoine Griezmann në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe një i Dmitri Payetit në minutat shtesë i siguruan Francës fitoren e dytë në Euro 2016.

Shqipëria arriti të mbahej mirë deri në fund, por siç pësoi edhe në kualifikime ndaj Portugalisë dhe Serbisë, pësoi edhe në ndeshjen e dytë të Grupit A.

Kombëtarja kuqezi mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve. Franca ka gjashtë, Zvicra katër dhe Rumania një. Shpresa e vetme për kualifikim tutje në Euro 2016 mbetet nëse kuqezinjtë mposhtin Rumaninë në ndeshjen e tretë dhe me tri pikë futet në katër ekipet me bilancin më të mira nga pozitat e treta të gjashtë grupeve.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com