Me Opel Vectra lendon rende biciklistin
14:13 | 06 Prill 2017
Në aksidentin trafik që ka ndodhë në qytetin e Bujanocit, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, njofton policia e Vranjës. Aksidenti ka ndodhë ditën e mëkurë rreth orës 20:50 tek rrethi në hyrje të qytetit të Bujanocit. Me këtë rast, shoferi 25 vjeçar me veturë “Opel Vectra” me targa BU nga komuna e Bujanocit ka goditur biciklistin 58 vjeçar nga Bujanoci. Kundër shoferit të veturës do të ngritet kundërvajtje për shkak të dyshimit se ka kryer vepër të rëndë kundër sigurisë në rrugë publike.

Nevina Shtylla