Me nënshkrimin e “Bruksel 2”, Kosova anëtarësohet në OKB

0

Nëse nuk ka zgjedhje parlamentare të jashtëzakonshme, qeverinë aktuale të Serbisë e pret nënshkrimi i marrëveshjes së obligueshme ndërkombëtare me Prishtinës. Kështu shkrua e përditshmja më e madhe serbe, “Blic”.

foto

Sipas kësaj gazete, Perëndimi planifikon se me këtë dokument t’i mundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, Këshillin e Evropës, OSBE dhe në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare, transmeton Indeksonline.

“Marrëveshja e re me Prishtinën, e njohur si ‘Bruksel 2’, që e ka peshën e marrëveshjes ndërkombëtare është e paraparë me kornizën strategjike të BE-së për bisedime me Serbinë dhe duhet të nënshkruhet deri në fund të bisedimeve. Kurse, qëllimi i qeverisë së Serbisë është që Serbia të anëtarësohet në BE më së largu deri në fund të vitit 2018”, shkruan “Blic”.

Kështu që qëllimi i Perëndimit është që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe kjo, sipas gazetës serbe është tashmë ‘fshehtësi publike’ në qarqet diplomatike dhe se kreu i shtetit serb është i njoftuar për këtë.

“Edhe pse burimet perëndimore theksojnë se anëtarësimi i Kosovës në OKB nuk do të thoshte se Beogradi po e formalizon njohjen de jure të pavarësisë së Kosovës, por kjo është në pajtim të modelit të ‘dy Gjermanive’”, shkruan tutje gazeta serbe.

Merkel në Beograd me porosi të qartë: Kosova në OKB

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, siç merr vesh “Blic”, gjatë vizitës në Beograd më 8 dhe 9 korrik, para kreut të shtetit serb do ta paraqes qëndrimin se Kosova duhet të hyjë në OKB. Gruaja më e fuqishme në botë, njëherit politikania më e fuqishme në BE, gjithashtu nga Serbia do të kërkoi edhe distancim të qartë nga Millorad Dodiku, president i Republikës Serbe të Bosnjës. Dodik ka paralajmëruar referendum për statusin e RS-së në Bosnjë dhe Hercegovinë. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com