Me maska e flamuj serbët pengojnë qarkullimin e vizitorëve për Brezovicë (video)

0

Festa e serbëve të Kosovës, që simbolizon martesën e Marko Kraleviqit, e që kremtohet çdo 22 shkurt, ka shkaktuar panik te qytetarët që kishin marrë rrugën për në Brezovicë e për në Prevallë, raporton KTV.

serbet

Serbët në afërsi të Shtëprcës, të maskuar, dhe të tjerë me instrumente muzikore, mëngjesin e së dielës kanë penguar qarkullimin e lirë.

Sipas qytetarëve që gjendeshin në këtë autobus, këta serbë të maskuar, që ndalonin automjetet, u kërkonin të holla kalimtarëve për t’ua mundësuar atyre kalimin.

Këtë, thonë se, ishte detyruar ta bënte edhe vetë shoferi i autobusit, i cili më pas e kishte njoftuar policinë.

Zyrtarët policorë, kanë thënë se e gjithë kjo ngjarje ka qenë festë e komunitetit serb dhe se që nga ora 09 e mëngjesit ishte zbatuar plani operativ.

Hoxha, ka theksuar se me rastin e kësaj feste, qytetarët e komunitetit serb organizohen në forma të ndryshme, vishen me rroba të ndryshme, maska dhe me mjete tjera jo të rrezikshme, përcjell koha.net. Sipas policisë, festa ka përfunduar e qetë dhe pa incidente./Koha.Net/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com