Me ligjin e ri, librat në Serbi me çmim më të ultë

0

Ministri i Arsimit Srgjan Verbiç ka deklaruar sot se, në javët e ardhshme do të miratohet ligj i ri për librat i cili do të definojë çmimin maksimal të librave. Librat do të jenë me çmim më të ulët kur ligji do të hyjë në fuqi dhe kur do të bëhet përzgjedhja e librave të reja.

1249432884knjizare_udzbenici_040809 

Efektin më të madh mbi ligjin e ri të librave do ta ndjejnë nxënësit përshkak të kualitetit të librave e gjithashtu edhe prindërit për arsye të çmimit më të lirë të librave i ka thënë Verbiç gazetarëve në Beograd. Ministri i Arsimit ka shtuar se, propozimi i ligjit të ri për librat javën e kaluar ka marrë dritën jeshile në Qeveri dhe pritet që në javët e ardhshme ky ligj të miratohet në parlament. Ai nga gazetarët është pyetur se si është e mundur që librat nëpër librarit private të jenë me çmim më të ultë se sa në entin e lartpërmendur. Verbiç ka deklaruar se nuk mundë të shpjegojë se përse në disa librari çmimi i librave është më i lartë se në tjetrën, ai gjithashtu ka përkujtuar se në Serbi vetëm se 10 vite egzistonë tregu i lirë për shitjen e librave. Megjithatë, ka shtuar se tregu me të cilin ekzistojnë 79 botues të licencuar patjetër duhet të përjetojë ndryshim të kufizuar parasëgjithash se si ta mbrojnë buxhetin e qytetarëve, sepse çmimet nuk janë nën kontroll./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com