Me këtë aplikacion mund të kontrolloni çdo pajisje në shtëpinë tuaj

0

AnyMote

Falë një sistemi smart të quajtur AnyMote Home Universal Smart Remote, ju mund të kontrolloni me anë të celularit tuaj, çdo pajisje në shtëpi, zyre apo çfarëdo ambienti.

Duke filluar nga televizori, dritat, pajisjet elektronike dhe të tjera, të gjitha këto mund ti kontrolloni lehtësisht me anë të AnyMote.

Pothuajse të gjitha pajisjet Wi-Fi dhe infra janë të përshtatshme për t’u kontrolluar nga ky sistem.

AnyMote zëvendëson telekomandat e shumta dhe bateritë që duhen ndërruar shpesh me një qendër të vetme kontrolli të thjeshtë të lidhur me internetin.

Aplikacionit mund t’i shtoni gjithashtu edhe opsionin e kontrollimit me anë të zërit më anë të një pajisjeje shtesë, Amazon Echo. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com