Më i shtrenjti iPhone 6 në botë, kushton sa një “ishull i vogël” (Video)

0

Më i shtrenjti iPhone 6 në botë, kushton sa një “ishull i vogël” (Video)

Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të personalizoni telefonin tuaj iPhone, këtë mund ta bëni me ndihmën e një kompanie. Mirëpo, për këtë duhet ta keni xhirollogarinë e një oligarku.

Më i shtrenjti iPhone 6, është i mbuluar me ar 24-karatësh e edhe me dhjetëra diamantë të vegjël.

Për të pasur në dorë një të tillë, duhet te keni minimum 3.5 milionë dollarë, sepse çdo shtesë kushton më shumë, transmeton Telegrafi.

Përpos shenjës së mollës që është e mbushur me diamante, e gjithë sipërfaqja anësore është e mbushur me diamante të rralla, që e bëjnë këtë pajisje të shtrenjtë sa një “ishull i vogël” ekzotik. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com