Mbytet në liqe shqiptari nga Kosova

0

Një piknik në liqenin Pleschingersee të Austrisë ka përfunduar tragjikisht për shqiptarin 29 vjeçar nga Kosova.

fundosje-liqe-528x396

Ai kishte qenë duke notuar bashkë me një shok të tij rreth 15 metra nga bregu i liqenit në momentin kur papritur, u fundos, shkruan nachrichten.at. Përpjekjet e shokëve të tij për ta shpëtuar mbetën të pasuksesshme pasi që uji i liqenit ishte i turbullt dhe pamja ishte e vështirë. Madje edhe zhytësit nga zjarrfikësit profesionalë të Linz-it pikërisht nga kjo arsye patën probleme të mëdha që ta gjenin të mbyturin, transmeton albinfo.ch. Ai është gjetur pothuaj rastësisht pas 40 minutash dhe është nxjerrë nga uji. Sigurisht, masat për t`i kthyer jetën kosovarit nuk kanë pasur sukses. Ai kishte qëndruar tashmë tepër gjatë nën ujë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com