Mbyt shoqen e klasës pasi refuzoi t’i bënte detyrat me të

0

Një nxënëse e shkëlqyeshme në Kinë është vrarë nga shoku i saj i klasës pasi refuzoi t’i ndihmonte atij në detyrat e shtëpisë, raportojnë mediat kineze.

15-vjeçarja është therur me thikë nga shoku i saj i shkollës së mesme në Provincën Fujian në juglindje të Kinës.

Haxia Metropolitan raporton se nxënësi në pushimin e gjatë shkoi me një dyqan për të blerë thikën, me të cilën e ka therur për vdekje shoqen e tij, transmeton Koha.net.

Sipas këtij mediumi, vajza ka vdekur pak minuta pasi u dërgua në spital.

Nxënësja ishte më e mira në klasë dhe po përgatitej shumë për provimet në fundin e janarit.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »