Mbyllet fakulteti në Medvegjë, të rinjtë shqiptarë mbesin edhe pa shpresën e fundit për shkollim

0

Në kohën kur Medvegja po ballafaqohet me masa të përkohshme, Ministria e Arsimit në Beograd ka nxjerr një vendim që në Universitetin e Nishit, paralelet e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik në Medvegjë të mos shpallin konkurs për pranimin e studentëve të rinjë. Kjo do të thot defakto mbyllja e këtyre dy fakultetve në Medvegjë.

medvegja

Gjithsesi ky vendim ka shqetësuar pa masë edhe maturantët e popullatën shqiptare. Ata kan reaguar në forma të ndryshme kundër këti vendimi të Ministrisë së Arsimit në Beograd, por deri më sot e gjithë kjo ka mbetur vetëm në letër. Kjo gjendje e ka shqetësuar edhe Besnik Salihun, profesor në shkollën e mesme teknike “Nikolla Teslla” në Medvegjë, ai në një artikull ndër të tjera shkruan “Duke patur parasyshe situatën në Medvegjë lidhur me numrin e të rinjëve të cilët jetojne ne Komunën e Medvegjës është për keqardhje vendimi i Ministrise së Arsimit lidhur me shuarjen e fakultetit Ekonomik dhe Juridik degët e Universiteteve të Nishit të cilat sa do pak kanë mbajtur një numër të konsiderueshem të rinjëve në vendin e tyrë me një vizion i cili ka për qëllim mos largimin e popullatës nga vendi i tyre, ashtu si çdo popull që deshiron të zhvillohet, të ngrit vlerat arsimore, të krijoj kushte për vende të punës në vendlindjen e tyre, sot mirret vendim që të shuhen dy deg në një vend shumë pak të zhvilluar, ku humbin edhe ato pak shpresa të pakta që kanë mbetur për të rinjët e Medvegjes, thot Salihu. BujanociNet ka arritur të marrë informata se njëra ndër arsyejet e mbylljes së fakultetit në Medvegjë dhe ngelja e atyre pak te rinjëve shqiptarë pa shpresë për shkollim universitarë është edhe mos pagesa e licencës për 3 vite radhazi nga ana e pushtetit lokal në Medvegjë, gjë që sipas marrëveshjes e kishte obligim ta kryej një gjë të tillë. BujanociNet ka kontaktuar të rinjtë shqiptarë të Medvegjës të cilët e kishin shpresën e vetme për shkollim universitarë, ata thonë se, që nga hapja e fakultetit askush nga pushteti lokal nuk është interesuar më per ne, as që na ka pyetur per kushtet apo diçka tjetër, tash e kemi kuptuar se fakulteti është mbyllur për shkak të mos pagesës së licencës nga ana e pushtetit lokal. Ata thonë se pushteti në ikje ëhstë fajtorë për gjith këtë që ne po pësojmë sepse pot a kishin kryer obligimin e pagesës ne sot do ta kishim fakultetin, sepse nuk kemi kushte që të shkojmë në qytetet tjera për studime./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com