‘Mbreti i xhunglës së betonit’: Kërcen ndërmjet ndërtesave dhe ‘pushon’ në cep të rrokaqiellit (Foto)
14:29 | 06 Mars 2018

Fotografitë që të lënë pa frymë, e tregojnë të riun që mund të kërcejë nga njëra ndërtesë e lartë në tjetrën, si dhe teksa qëndron nëpër skaje të ndërtesave të larta në Manhattan.

Pasi të ketë ‘pushuar’ për një kohë nëpër cepa shumë kate mbi tokë, i ashtuquajturi LiveJN, shfrytëzon boshllëqet e ndryshme të kërcejë nëpër rrokaqiell, që janë po aq të gjata sa Empire State Building, transmeton Telegrafi.

Ky i ri, emri i vërtetë i të cilit është Justin Casquejo, më 2014 kishte iku nga shtëpia e tij në New Yersey dhe kaloi disa rende forcash sigurie, që të ngjitet në One World Trade Center.

“Këto fotografi, i kemi realizuar nga dëshira për aventurë dhe dashuria për qytetin. Jetojmë të dy në qendër dhe pjesët e larta të ndërtesave, gjithmonë na kanë tërhequr vëmendjen”, ka thënë fotografi, i cili kërkon t’i referohen vetëm si SVVK.

Sipas tij, LiveJN është shumë i aftë të ngjitet dhe të balancohet edhe në cepat më të rrezikshme, sa që nganjëherë i duket se po bie. /Telegrafi/

The post ‘Mbreti i xhunglës së betonit’: Kërcen ndërmjet ndërtesave dhe ‘pushon’ në cep të rrokaqiellit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Powered by WPeMatico

Françeska Jaçe
S