Mbillni dhe kultivoni Limonët në saksi
14:13 | 05 Prill 2017
Sapo të provoni frytin e parë do të shihni dallimin e madh midis limonit të kultivuar në shtëpi dhe atij që e blini në treg. Po afrohen vera dhe vapa – periudha e preferuar e shumë njerëzve të botës për të pirë limonadë. Kemi gjetur thesarin e vërtetë – procedurën e kultivimit që do t’ju mundësojë të keni rezerva të pakufizuara të pemës së verdhë dhe freskuese! – transmeton Telegrafi. Pos kursimit të parave, nëse mbillni limon, sapo t’i provoni frytet e para, do të shihni dallimin e madh midis limonit të kultivuar në shtëpi dhe atij të blerë në treg – do të jetë shumë më i freskët, ndërsa kimikatet dhe helmet as që duhet t’i përmendim! Si të mbillni dhe të mirëmbani limonin në shtëpi E para, duhet të gjeni apo të blini fidanin e limonit – fidan të vjetër dy deri në tre vjet. Me të do të arrini rezultate më të mira. Në saksi plastike me vrima në fund, dhe të jetë e madhe, sepse do të rritet limoni që do ta mbillni. Për shkak të depërtimit më të lehtë të oksigjenit i cili është i domosdoshëm për limonin, bëni një drenazh, pastaj shtoni dheun (për rezultate më të mira, kërkoni atë për kultivimin e citruseve). Vendoseni saksinë me limonin e mbjellë në vendin i cili ka rreze 8 deri në 10 orë në ditë dhe assesi mos e teproni me ujitje. Nga mbjellja e fidanit deri te frytet e para të pjekura duhet të kalojnë 6 deri në 9 muaj, ndërkaq kur të bëhen plotësisht të verdhë, janë të gatshëm për konsumim. Ajo që është interesante, por gjithsesi e shpagueshme, është që trungu vazhdimisht zgjerohet dhe jep gjithnjë e më shumë fryte.

Kristin Prengaj