Mbi UEFA fluturon “droni”, protestojnë shqiptarët (VIDEO)

0
Një dron i telekomanduar nga “Tifozët Kuq e Zi” ka fluturuar sot mbi selinë e UEFA-s në Nyon për t’i kujtuar kësaj të fundit, dhunën e pandëshkuar të ushtruar mbi Kombëtaren shqiptare në ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit në Beograd.

Kanë qënë shqiptarët e Zvicrës por edhe nga vende të tjera, ata që kanë organizuar sot protestën e tyre të paralajmëruar para këtij institucioni, kundër vendimeve që ajo mori ditët e fundit ndaj Kombëtares shqiptare dhe asaj serbe.

Protesta ndaj UEFA-s është nxitur nga fakti se racizmi dhe dhuna në stadiumin “Partizani” të Beogradit ndaj Kombëtares shqiptare nuk u mor fare parasysh dhe për to askush nuk u ndëshkua, qoftë edhe moralisht.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com