Mbi ne

logo

Bujanoci.net është portal i pavarur në gjuhën shqipe nga Bujanoci, është themeluar me iniciativën dhe vullnetin e disa të rinjëve shqiptarë me 02.02.2004.

Me një laramani temash të ndryshme nga të gjitha sferat e jetës dhe me një dizajnë të shkëlqyeshem, portali Bujanoci, shumë shpejtë ka deportuar në zemrat e gjithë shqiptarëvë në rruzullin tokësor si përdorues të internetit, si dhe duke mbajtur frymën shqiptare të gjallë përmes temave të ndryshme nga Komuna e Bujanocit, dhe më gjërë.
Gjatë kohës së punës së vet Portali Bujanoci.net ka shënuar rritje marramendëse të vizitorëve duke hyrë kështu edhe në toplistat e ueb-faqeve shqiptare ndër më të klikuarat.
Ky portal sjellë tema të ndryshme falë të gjithë shfrytëzuesve të internetit e sidomos vizitorëve të saj, por posaçërisht nga djemët vullnetar të cilët edhe e hapën dhe e mbajnë këtë portal.
Duke pasur parasyshë kohën e vështirë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke pasur parasyshë të gjitha vështirësitë me të cilat përballej kalimi i informimit në ditë të vështira në të cilat kalonte Lugina e Preshevës, ky portal nga komuna e Bujanocit,i cili krijoj një lidhje duke hapur një kanal informativ internacional përmes së cilit informacioni dhe temat e ndryshme nga përditshmëria e shqiptarëve nga Lugina të shpërndahen në mbarë rruzullin tokësorë në një kohë rekord.
Bujanoci.net me fanatizëm ruan pavarësinë e vetë dhe mosanshmërinë politike me një arsye të vetme që të ruaj edhe sinqeritetin e tij në mesin e lexuasve të vetë. Kjo rritë edhe më shumë autoritetin dhe simpatinë e vet në mesin e të gjithë vizitorëve. Edhe pse një ueb-faqe amatore kjo sinqerisht me punën e palodhshme dhe të pamohueshme të djemëve të rinjë dhe bashkpuntorëve të sajë në terrenin e Lugines, arrinë të ngjajë si një ueb-faqe tejet serioze, e besueshme, e vizituar dhe profesionale.
Duke pasur parasysh rritjen e numrit të vizitorëve çdo ditë e më tepër ky protal tani më edhe pritet të ndryshoj edhe pamjen e saj dhe pritet të pasurohet edhe më shumë me rubrika të ndryshme dhe interesante por, në të ardhmen priten edhe risi te tjera atraktive nga ky portal.
Andaj duke ritheksuar edhe njehere se ky portal është nga Lugina e Preshevës dhe se është i paanshëm dhe i pavarur, dhe i cili kaloj informacionet në ditët më të vështira në gjith rruzullin toksor at`her kur nuk egzistonin rrjetet sociale, sigurisht se motoja edhe duhejt të jetë:
Bujanoci.Net – Këtu është fuqia e lajmit !’, arsyet mundë të i nxjerrni edhe vetë pasi ta keni vizituar!
Me rrespekt, sftafi i Bujaoci.net

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com