Mbi 100 persona të vdekur pas fundosjes së tragetit në Tanzani
16:33 | 21 Shtator 2018

Ekipet e shpëtimit kanë nisur punën sërish të premten, pasi kanë ndalur kërkimet gjatë natës.

Trageti i tipit, MV Nyerere është fundosur afër Ishullit Ukara, pasi ishte nisur nga Bugorora.

Trageti ka qenë i stëmbushur me njerëz, dhe kjo njëherësh konsiderohet aryseja e fundosjes së tij.

Mediat lokale kanë thënë se kapaciteti i tragetit ka qenë për 100 persona, mirëpo në të mendohet të kenë qenë më shumë se 400.

Të dhënat e sakta të personave të vdekur dhe të atyre që mund të kenë qenë në target nuk dihen, pasi agjencia e lajmeve Reuters ka thënë se personi që ka shpërndarë biletat për këtë udhëtim po ashtu ka vdekur, së bashku me pajisjen që ka pasur të dhënat e biletave.

Aurela Hoxha