“Mbappe është më profesional se sa Messi”

0

Ish-futbollisti i Barcelonës, Ludovic Giuly ka thënë se Kylian Mbappe është më profesionist se sa ishte Leo Messi në moshën e tij.

Ludovic Giuly ka krahasuar Kylian Mbappe dhe Leo Messin, duke thënë se sulmuesi francez është më profesionist.

Giuly kishte pasur mundësi të luante me Messin në Barcelonë në periudhën 2004-2007.

“Messi? Ai ka debutuar si 17 vjeçar. Njëjtë edhe Kylian, i cili është profesionist i madh. Mbappe është më profesionist se sa ishte Messi në këtë moshë”, tha fillimisht Mbappe për Le10Sport.

“Ai e di më mirë si t’ia bëj me trupin e tij. Leo kishte shumë shqetësime gjatë zhvillimit të tij. Për të ishte më e komplikuar. Kylian ka përparësi, sepse e njeh mirë trupin e tij dhe rikuperohet shumë shpejtë”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com