Mbahet komferenca me temë Lugina e Preshevës dhe perspektiva e saj (Foto)
20:19 | 19 Janar 2019
Bashkë me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, morrëm pjesë në konferencën "Lugina e Preshevës dhe perspektiva e saj" të organizuar nga SHKMT "Jehona" me seli në Zvicër.

Qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Diasporë shfaqën interesimin e tyre për të ardhmen e Luginës së Preshevës dhe u njoftuan për së afërmi me proceset nëpër të cilat bashkërishtë po kalojmë.

Interesimi i Diasporës dhe vullneti i tyre për t'i kontribuar zhvillimeve në të ardhmen na obligon që të jemi në çdo kohë pranë tyre.

Kejvina Kthella