Mavraj kritikon gjyqtarin

0

Mbrojtësi i përfaqësues shqiptare Mërgim Mavraj, nuk është kursyer ndaj gjyqtarit, Jonas Eriksson, të cilin e ka vlerësuar si të papërshtatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Maqedonisë.

Në deklaratën për TVSH, ai theksoi se gjyqtari mund të ishte ndikuar nga tifozët dhe loja teatrale e vendasve në rastin e penalltisë.

“Ne kemi ardhur për të fituar dhe duke parë ndeshjen besoj se mund ta realizonim këtë dëshirë dhe ëndërr. Por në pjesën e parë nuk kishim guxim për të shënuar, nuk kishim guxim të mbanim e qarkullonim topin, t’i krijonim vështirësi kundërshtarit. Kur nuk ke guxim është më e vështirë, goli që bëmë ishte i papritur, pasi shënuam duhej të qarkullonim më mirë, të krijonim vetëbesim, t’i krijonim vështirësi kundërshtarit. Pastaj do mbyllej ndeshja, nuk mu duk si penallti, por ndoshta presioni i tifozëve ndikoi pak”, tha Mavraj.

“Nuk e di pse caktojnë një arbitër që i dridhej buza duke folur me ne. Nuk janë gjyqtarët e duhur për këtë situatë. Isha afër lojtarëve maqedonas dhe u thashë se janë për Hollivud, sidomos kartoni i parë. Shumë qesharake, UEFA duhet të mendojë ca gjëra, të mendojë më mirë për gjyqtarin në këto ndeshje”, theksoi mbrojtësi shqiptar.

Shqipëria barazoi në udhëtim te Maqedonia, 1 me 1.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com