Maturantët nuk i lënë shokët e tyre vetëm (Foto)

0

Dëshira e prindit është shumë e madhe për t’ia plotësuar kushtet fëmijëve të tyre, mirëpo duke kujtuar se çështja ekonomike familjare, ekzistenca për jetesë dita ditës vetëm se më shumë rëndohet, është vështir që të plotësohen të gjitha kushtet.

01 OK 

“Blejë një copë torte, ndihmo një maturantë” ishte sot sllogani që bëri thirrje gjithë qytetarëve të komunës së Bujanocit që ti ndihmojnë atyre maturantëve që nuk kanë mundësi t’i bashkohen maturantëve të tjerë për shkuarjen në ekskurzion. Aksioni i sotëm ishte ndërmarrë nga nxënsit e klasës e 4/3 pranë shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, Në një prononcim tonë vollonterja Xheneta Salihu tha se, këto torte që po i shesim sod në qendër të qytetit ne i kemi përgaditurë vetë klasa jonë për ti mundësuar shokëve dhe shoqëve tona që edhe ata të jenë në mesin tonë. Xheneta në fund shtoi se, për këtë aksion kemi përkrahjen nga drejtoria e shkollës si dhe zyra për të rinjë në Bujanoc. Sipas Xhenetës nxënësit sod do të qëndrojnë deri në orët e pasditës për të shpërndarë torte, ka mundësi që aksioni i tillë të vazhdojë edhe ditëve tjera në qendrën e qytetit të Bujanocit./BujanociNet/

03 OK 02 OK

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com