Maturantët e “Sezai Surroit” sot diplomuan

0

Maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi’ në Bujanoc sot u pasuruan me diplomë e cila i hap rrugët në shkollimin e mëtutjeshëm. Ndarja e diplomave u bë në mënyrë solemne nga ana e drejtorit të këtij institucioni arsimorë Zejni Fejzullahu në bashkëpunim me stafin e kësaj shkolle.

sezai surroi

Ndarjen e diplomave e bëri drejtori Fejzullahu përshëndeti edhe njëher këta maturant dhe suksesin të cilin e kishin treguar, ai gjithashtu uroi që suksesi i tyre mos të ndalet këtu, por që nga kjo gjenerat të presim kuadro të profileve të ndryshme të cilët do të i kontribojnë vendit dhe shkollës sonë. Ata të cilët kishin punuar gjatë këtyre katër viteve e që sotë finalizuan suksesin e arsimimit të mesëm janë maturantët, fytyrat e të cilëve vëreheshin të emocionuar pasi që pas ditës së sotme rrugët dhe shoqëria e tyre do të marrin kahje më ndryshe nga kjo që kanë pasur deri më tani. Edhe përkundër emocioneve të tyre ata nuk ngurruan të shprehin gëzimin dhe të falemnderojnë ata të ciët kishin kontrbuar në suksesin e tyre. Në shkollën e mesme “Seai Surroi” në Bujanoc janë gjithsej 340 maturantë të cilët kishin vijuar mësimet në prfile të ndryshme si: gjimnaz, elektroteknik, makineri, ekonimi, tregti dhe mjeksi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com