Masakër në ShBA, ekzekuton 7 persona dhe në fund vetëvritet
09:57 | 27 Shkurt 2015

Një person i armatosur ka vrarë me armë zjarri 7 qytetarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në fund është vetëvrarë.

masak-euml-r-n-euml-shba-ekzekuton-7-persona-dhe-n-euml-fund-vet-euml-vritet_2_hdNgjarja e rëndë ka ndodhur në Misuri, në orën 10:15 të mbrëmjes ditën e enjte. Sipas “New Your Daily News”, 36-vjeçari i armatosur me pistoletë si fillim ka vrarë dy persona në një shtëpi në Texas County. Megjithëse policia është lajmëruar për të shtënat e armëve nga një vajzë e vogël, vrasësi nuk u ndalua por ka hyrë edhe në tre shtëpi të tjera në Tyrone, një komunitet rural në jug të Misurit. Ai ekzekutoi në këto shtëpi 5 persona të tjerë, ndërsa një person tjetër mbeti i plagosur rëndë por jashtë rrezikut për jetën, transmeton shekulli. Pas masakrës ai është larguar, por më pas është gjetur i vetëvrarë në makinën e tij pak kilometra larg zonës. Policia amerikane nuk e bëri publik identitetin e autorit, por as zbuloi ndonjë motiv që e shtyu 36-vjeçarin drejt këtij krimi. https://www.youtube.com/watch?v=fxRDtiLTZOM
Edlira Rukaj