Masa sigurie para vizitës së Papës në Shqipëri, nën vëzhgim ‘xhihadistët’ e dyshuar (Video)

0
Masa sigurie para vizitës së Papës në Shqipëri, nën vëzhgim 'xhihadistët' e dyshuar (Video)

Shërbimi Informativ Shtetëror në bashkëpunim me policinë dhe shërbimet e huaja sekrete prej tre muajsh kanë shtuar masat e vëzhgimit ndaj të gjithë pjesëmarrësve në luftën e Sirisë.

Mësohet se shërbimet e huaja, kanë kërkuar autoriteteve shqiptare kujdes më të madh nga ana e agjentëve të terrenit ndaj këtyre personave në prag të vizitës së Papa Franceskut, i cili në 21 shtator do të vizitojë Shqipërinë.

Sipas këtyre burimeve, prej muajsh edhe agjentët të shërbimeve të huaja po bashkëpunojnë me shërbimin shqiptar, për të identifikuar edhe parandaluar çdo ngjarje të organizuar nga ekstremist të ndryshëm që veprojnë në Shqipëri dhe jashtë saj.

Pjesë e vëzhgimit nga ana e policisë dhe shërbimit, mësohet se janë edhe të afërmit e personave që nuk janë kthyer në Shqipëri dhe vazhdojnë të jenë pjesë e rebelëve të ISIS-it në Siri e Irak.

Zyrtarisht nga burimet zyrtare pranë policisë, thuhet se janë rreth 35 persona, të cilët janë kthyer në territorin shqiptar pas pjesëmarrjes aktive në luftimet e Sirisë.

Sqarohet se të gjithë këta persona po vëzhgohen për aktivitetin e tyre në qytet ku jetojne dhe kontaktet që ata kanë si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Nën vëzhgimin e agjentëve dhe 70 familje, të afërmit e të cilëve ndodhen në krah të grupeve terroriste të ISIS-it.

Sipas burimeve, qytetet ku më së shumti janë përqendruar agjentë e vëzhgimit janë Tirana, Shkodra, Elbasani, Librazhdi, Cërriku, Pogradeci, Peqini e Bulqiza, pasi dyshohet se në këto zona janë përqendruar edhe ekstremist të ndryshëm të cilët dyshohet se bashkpunojnë me personat aktivë në luftime në Siri. (INA

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com