MAS ka miratuar udhëzimi për pranimet në ciklin e dytë Master profesional dhe Master i Shkencave për kandidatët nga trojet

0

Drejtoresha e Arsimit të Lartë dhe Shkencës pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Prof. As. Dr. Linda Pustina, i ka dërguar një letër në adresë të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit, në të cilën thuhet se Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar udhëzimi për pranimet në ciklin e dytë Master profesional dhe Master i Shkencave për kandidatët nga trojet.

14-08-04-06-01-53big_13-10-24-06-31-29small_m-arsimit

Në njoftimin për shtyp janë vendosur link-et përkatëse në faqen zyrtare të Ministrisë nga ku mund të shkarkohet dhe udhëzimi dhe tabelat me emrat e programeve të studimit të cilat i nevojiten kandidatëve për të plotësuar formularin. Në ndryshim nga aplikimet për ciklin e parë të studimeve, është parashikuar që kandidatët të aplikojnë direkt në MAS duke plotësuar formularin e parashikuar në udhëzimin përkatës dhe duke vendosur 5 alternativa programesh studimi. Nga MAS nuk është bërë shpërndarje paraprake e kuotave sipas programeve të studimit, por pasi të interesuarit të aplikojnë, komisioni i Posaçëm do të shqyrtojë kandidaturat bazuar në parimin e meritës si dhe në prioritetet e shprehura tashmë nga përfaqësuesit e vendeve përkatëse. Pas shqyrtimit të kandidaturave bazuar në kriteret më sipër do të shpallet lista e fituesve nga MAS. Për të lehtësuar procedurat e aplikimit për kandidatët nga trojet është parashikuar që për të gjithë kandidatët që aplikojnë për programe të ciklit të dytë dhe që nuk kanë njohur diplomën e shkollës së mesme dhe/ose atë të ciklit të parë universitar, të aplikojnë për njohjet respektive së bashku me praktikën e aplikimit për programin e ciklit të dytë, duke i trajtuar këto raste në rrugë preferenciale përsa i përket shpejtësisë së procedurave të njohjes. Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë për njohjen e diplomës të shkollës së mesme është ai që ju është dërguar më parë, ndërsa ai për njohjen e diplomës përkatëse të shkollës së lartë gjendet në faqen ëeb të MAS në sesionin e njohjes së diplomave. Për njohjen e diplomës së ciklit të parë parashikohet dhe pagesa e tarifës përkatëse në llogarinë bankare të MAS të dhënat e së cilës janë publikuar në faqen ëeb të MAS./BujanociNet/

http://www.arsimi.gov.al/al/neësroom/lajme/njoftim-per-kandidatet-nga-trojet-qe-deshirojne-te-ndjekin-ciklin-e-dyte-te-studimeve-ne-ial-publike-ne-shqiperi&page=1

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com