“Marrëveshja e Hamamit”

0
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj ishin kategorik që mos te takoheshin me Hashim Thaçin. Ata për më shumë se katër muaj kanë thënë se me liderin e PDK-së takohen vetëm në seancën e Kuvendit.

Por kryetari i LDK-së dhe ai i AAK-së nuk mund t’i thoshin “jo” ftesës së Ambasdës amerikane në Prishtinë për një koktej me rastin e vizitës së anëtarit të komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit të SHBA-së, senatori i Connecticutit, Chris Murphy.

Në koktejin e organizuar në “Hamam Jazz Bar” ishte edhe Hashim Thaçi. Të tre kryetarët e partive, sipas burimeve të Indeksonline brenda koktejit, u afruan shumë, biseduan dhe gojën e kishin “vesh me vesh”.

“Ata bisedonin lirshëm. U afruan te vendi ku qëndron DJ, derisa njëri nga ata me shaka tha se kjo është ‘Marrëveshja e Hamamit’, duke iu referuar lokalit me këtë emër ku u mbajt kokteji”, kanë thënë burimet.

E pranishme ishte edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cila bashkë me Thaçin, Mustafën dhe Haradinajn, kanë qëndruar rreth një orë në këtë koktej.

“I pari nga Hamami ka dalë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj”, kanë thënë këto burime.

Nuk dihet nëse pas këtij “takimi”, akujt do të shkrihen dhe Kosova më në fund do të ketë institucione, apo edhe e kundërta, që ky takim ishin i ‘detyrueshëm’ dhe ngërci do të zgjidhet vetëm me zgjedhje. Mbetet të shihet në fillim të javës se ardhshme. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com