“MarinoMania” – fansat bëjnë tatuazh emrin e Marina Vjollcës (Foto)

0

Marina Vjollca

Prezantuesja shqiptare, Marina Vjollca, është bërë e famshme, përveç ‘profesionit’, edhe falë bukurisë së saj.

Kohëve të fundit ajo është kthyer në figurë shumë të dashur për publikun mbarëshqiptar dhe është cilësuar si bukuroshja më e kërkuar në internet.

Këtë ajo e vërtetoi duke postuar një fotografi në profilin e saj në Instagram, ku shihen disa fansa të saj që kanë bërë tatuazh emrin e saj.

Nuk mungojnë as falënderimet nga ajo, pasi që në fotografinë ajo ka shkruar mbishkrimin: “Faleminderit nga zemra për dashurinë që më jepni”.

Së fundmi flitet shumë se Marina Vjollca është në një lidhje të mundshme me reperin e njohur kosovar Getoar Selimin – Ghettogeasy. Ndonëse ende zyrtarisht s’e kanë pranuar, në disa raste kanë postuar fotografi ku shihen në përqafimin e njëri-tjetrit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com