Maradona vjen në Kosovë?

0

Legjendat e përfaqësueses së Argjentinës gjatë këtij viti pritet të luajnë ndeshje miqësore me përzgjedhjen e veteranëve të Kosovës e Shqipërisë.

foto.php5
Diego Maradona, Ariel Ortega, Javier Zanetti, Gabriel Batistuta, Hernan Crespo, Riquelme, Diego Simeone e Sebastian Veron janë disa nga legjendat e Argjentinës që gjatë këtij viti mund të shkelin në Kosovë.

Legjendat e përfaqësueses së Argjentinës gjatë këtij viti pritet të luajnë ndeshje miqësore me përzgjedhjen e veteranëve të Kosovës e Shqipërisë.
Kjo ndeshje miqësore e veteranëve parashihet të organizohet gjatë verës në Kosovë.

Zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës, në kushte anonimiteti, kanë konfirmuar se po punojnë për këtë ndeshje, ndërkohë që iniciativa për sjelljen e yjve argjentinas në Kosovë është konfirmuar edhe nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve.

Ndeshja shumë lehtë mund të zhvillohet, por problem paraqiten vetëm financat.

Ekipi argjentinas ka kërkuar 300 mijë euro për një ndeshje miqësore në Kosovë. Megjithatë, janë duke u shqyrtuar disa mundësi që të grumbullohen mjetet financiare për të zhvilluar këtë ndeshje që vlerësohet të jetë një reklamë e madhe para pranimit të FFK-së në UEFA e FIFA, ka shkruar sot ‘Koha Ditore’.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com