Maqedoni: Dizeli më lirë 1 denarë, benzina për gjysmë denari

0

Nga mesnata do të ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni.

nafta_360573072

Sipas Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRE), benzina do të ulet për gjysmë denari, ndërsa eurodizeli për 1 denarë për litër.

Sipas çmimeve të reja, EUROSUPER BS-95 mbetet në nivel të njejtë dhe është 70,50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 lirohet për gjysmë denar për litër dhe do të kushtojë 72 denarë për litër.

Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E V) është 57, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 45,50 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE për 1,171 denarë për kilogram lirohet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS i cili tani do të shitet për 27,763 denarë.

Këto korrektime të çmimeve vijnë si pasojë e uljes së çmimeve të naftës së papërpunuar në tregjet botërore. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com