Maqedoni, benzina shtrenjtohet, ulet çmimi i dizelit

0

Në Maqedoni nga mesnata do të ketë ndryshime të çmimeve të derivateve të naftës. Derisa benzina shtrenjtohet për 1 denarë deri në 1,5 denarë, ndërsa çmimi i dizelit ulet për gjysmë denari për një litër. Kështu vendosi Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).

benzine_867666197

Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 rritet për 1 denarë për litër dhe tani shitet 71,5 denarë. Çmimi i EUROSUPER BS-98 u rrit për 1,5 denarë për litër dhe do të kushtojë 73,50 denarë.

Çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) zvogëlohen për gjysmë denari për një litër dhe do të kushtojnë 56,5 gjegjësisht 45 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,053 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi i shitjes e pakicë të mazutit M-1 HS i cili tani do të shitet për 27,816 denarë për një kilogram.

Si arsye për ndryshimin e çmimit të derivateve të naftës nga KRE-ja i theksojnë për 1,61 për qind çmimin mesatar më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun e punës në 14 ditët e fundit dhe për 1,214 për qind kurs më të lartë të dollarit në krahasim me denarin. (INA)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com