Mancini: Shaqiri nuk është i gatshëm të luajë as 30 minuta

0

Mancini: Shaqiri nuk është i gatshëm të luajë as 30 minuta

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka thënë se ka pak gjasa që i sapotransferuari, Xherdan Shaqiri, të debutojë të dielën kundër Genoas.

Në konferencën për shtyp, trajneri italian ka bërë të ditur se superylli kosovar ka ende nevojë për përgatitje fizike që të luajë një ndeshje në tërësi. Shaqiri nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga 16 dhjetori i vitit të kaluar, për shkak të pushimit dimëror të Bundesligas, dhe Mancini pritet ta aktivizojë atë vetëm për disa minuta të dielën kundër Genoas. “Nuk mendoj se Xherdan Shaqiri është i gatshëm të luajë 45 minuta, apo edhe 30-të. Ai nuk ka luajtur që prej dhjetorit”, ka theksuar tekniku nerazzurr. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com