MAN. UNITED, 109 MLN EURO PËR RONALDON

0

Manchester United po përgatit një blerje të çmendur për verën e ardhshme, ku do të shpenzojë rreth 200 milionë funte për t’i vënë në dispozicion trajnerit Louis Van Gaal portugezin, Cristiano Ronaldo.

20150327163404796620

Edhe pse në media është gjatë kohëve të fundit është folur shumë për një interesim të Manchester United për uellsianin Gareth Bale, objektivi i vërtetë i Djajve të Kuq në treg nuk është 25-vjecari britanik por 3 herë fituesi i Topit të Artë portugezi Cristiano Ronaldo. Drejtusit e United do të bëjnë gjithcka për të bërë të mundur rikthimin e yllit luzitan në Old Trafford. Sipas mediave angleze, Manchesteri ka gati një ofertë që kap shifrën e 80 milionë Paund rreth 109 milionë euro për të bindur Realin e Madridit të lejojë largimin e futbollistit 30-vjecar. Tifozët e Djajve të Kuq preferojnë Ronaldon përpara Bale pasi edhe sot e kësaj dite portugezi vazhdon të mbetet idulli i tyre.

United është gjithashtu i gatshëm t’i ofrojë Cristianos një pagë që i kalon 19 milionë Eurot në sezon që ai përfiton nga kontrata aktuale me Realin. Ronaldo për momentin nuk është duke kaluar periudhën e tij më të mirë në Madrid dhe për më tepër kontestimet e tifozëve ndaj skuadrës nuk i kanë pëlqyer aspak atij, me Cristianon që ka vendosur të mos flasë për mediat deri në përfundim të sezonit. 30-vjecari e shikon me sy të mirë rikthimin në Old Trafford dhe transferimi i tij në ishull nuk duket edhe aq i pamundur. Për shërbimet Ronaldos Reali derdhi në arkat e Manchesterit 94 milionë Euro në 2009-n, ndërsa tashmë klubi anglez është i gatshëm të paguajë 15 milionë Euro më tepër për ti hapur rrugën rikthimit të luzitanit në teatrin e ëndrrave. Por Ronaldo nuk është objektivi i vetëm i Manchester United në merkato pasi Djajtë e Kuq dëshirojnë të kenë në ekip edhe Paul Pogba, Memphis Depay dhe Mats Hummels, për të ndërtuar një skuadër të frikshme që mund të dominojë futbollin anglez dhe atë europian gjatë viteve në vazhdim.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com