Maltërnoci të premtën më 28 korrik mbanë “Takimet e Vendlinjdes”

0

Këtë vitë për herë të parë janë organizuar  të mbahen takimet e vendlindjes  edhe në Maltërnoc të Bujanocit raporton Lugina Press.

Në periferi të qytetit të Bujanocit, diku rreth nëntë kilometra largësi, shtrihet fshati Maltërnoci, një vendbanim i bukur shqiptar.
Dikur ky vendbanim i brezit kufitar numëronte rreth 60 shtëpi, afërsisht me 600 banorë, ndërsa sot Maltërnoci nuk numëron më shumë se 20 shtëpi e 150 banorë.

Shkaktarët e boshatisjes së këtij vendbanimi nga maltërnocasit, janë konfliktet e armatosura të vitit 2000 dhe kushtet e vështira ekonomike.

Banorët e Maltërnocit edhe sot pas kaq vitesh nga proceset luftarake, ballafaqohen me probleme të shumta të varfërisë ekstreme. Ata duke i falënderuar pushtetit komunal dhe donatorëve të ndryshëm vullnetmirë, kanë arritur deri diku ta zgjidhin problemin e rregullimit të rrugës e të shkollës.

Ndërkohë këtë vit  falë mërgimtarëve të këtij fshati dhe njerëzve të vullnetit të mirë është arritur të ndërtohet xhamia e re.

Imami  Ibrahim Demiri i cili shërbeu më se tre dekada në këtë  fshat i është mirënjohës të gjithë donatorëve për kontributin e dhënë e në veçanti mërgimtarëve të Maltërnocit që më në fund u arrit të ndërtohet xhamia e shum pritur. Edhe ata pak banor të mbetur janë shprehur falënderues.

E ndërkaq si duket ndërtimi i xhamisë po i motivon Maltërnocasit tashmë më shpesh të vizitojnë vendlindjen e tyre.

Këtë vit ata kanë vendosur të mbajnë takimet e vendlindjes.   Këto takime do të mbahen më datën 28 korrik 2016 në Fshatin Maltërnoc të komunës së Bujanocit , ku do të marrin pjesë banorët e këtij fshati të cilët jetojnë në Kosovë dhe Perëndim bëjnë të ditur organizatorët./Lugina Press/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com