Malësisë së Bujanocit i mungojn takimet e vendlindjes

0

Vendlindja është e shenjët-kudo e ngado që shkojmë,prandaj i’a vlen të flitet e të shkruhet, të thurren poezi e këngë.Vendlindja është burim i pashtërrshëm e frymëzime për jetë e mote.

Bashkëvendas kudo që jeni me punë e qëndrim, ksaj here duke e shkruar këtë shkrim propozojm dhe Ju bëjmë apel të gjithë aktivistëve, veprimtarëve, të burgosurve politik, rinisë studentore, mësuesve, profesorëve, intelektualëve të ksaj ane kudo që jan me punë e qëndrim në Kosovë e gjetiu të kontribojn që bashkërisht të organizojm këto takime.Interesi i Malësisë son është që takimet të jen të përbashkëta në një ditë për të gjithë, me përkrahje dhe nën patronatin e një Këshilli të përbashkët-të zgjeruar të Malësisë son. Që takimet që ishin caktuar që në vitin 2005, të mbahen në ditën e dielë të muajit Korrik e sivjet i bjen të mbahen më datën 29 Korrik takimet ,,MALËSIA E BUJANOCIT 2018’’, të organizohen të përbashkëta. Unë personalisht dhe askush nuk ka të drejtë të proklamon që vizita, takime, ndeja familjare e këto takime të mahallave apo ndonjë fshati të mos mbahen, por jo takime të mbahen një jave para ksaj date, para se të mbahen takimet e Vendlinjes në Malësi.

Propozojm, që përbërja e anëtarëve që do të mirren me organizimin e këtyre takimeve të jetë nga çdo fshat me nga dy përfaqësues edhe ate pavarësisht cilës grupim, shoqatë, këshill i përketë apo ishte më herët. Të gjithë nga ajo anë, të angazhohemi konkretisht në këtë drejtim dhe të japim kontributin ton së paku një herë në vit të dalim në Malësi. Të çmallemi me vendet e të parëve tan, ti vizitojm varret e të parëve, të përkujtojm e nderojm mundin, djersën dhe sakrificën e paraardhësve ton.

Organizimi i përbashkët i këtyre takimeve mbi të gjitha do të jetë frymëzim për ne dhe gjëneratat tona të reja , prandaj duhet të mbahen gjallë dhe të pasurohen. Një Këshill i zgjeruar i përbashkët për mbajtjen gjall të takimeve ,,MALËSIA E BUJANOCIT 2018’’. Propozojm që takimet sivjet të organizohen dhe mbahen nën patronatin dhe përkujdesjen e një Këshilli të përbashkët, gjithëpërfshirës, të gjërë,një këshill që do të përfaqësoj fshatrat e Bashkësisë Lokale të Zarbicës dhe ate të Muhocit të gjithë ata pa asnjë dallim-të kemi një qëllim-organzimin e mbarëvajtjesë së takimeve të vendlindjesë ,, Malësia e Bujanocit 2018’’. Për fund, ky është një propozim vetëm e vetëm të mbahen./Shkruna Refik Hasani/

----- ------- --------------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »