Malësia e Bujanocit me lotë gëzimi

0

Malësia e Bujanocit që sot kishte nisur festën e Kurban Bajramit, lotët e gëzimit kishin mbuluar familjet me kushte të vështira ekonomike, të cilat sofrat e Kurban Bajramit nesër do ti shtrojnë në shtëpit e reja të cilat u përuruan sot, në Bilinicë, Breznic e epërme dhe Breznicë e poshtme.

sh1

Një ditë para festes së Kurban Bajramit tre familjeve ne Malësi të Komunës së Bujanocit sot iu janë dorëzuar qelsat e shtepive të reja. Këto shtëpi janë ndërtuar nga këshilli organizativ i Breznicës me ndihmën e fondeve të këtij vendbanimi në Zvicërr dhe Gjermani në bashkëpunim me Fondi Humanitar t Kosovës Lindore. guliKëshilli organizativ i Breznicës, i përbërë nga Nazmi Duraku, Shpend Xhelili dhe Tahir Bilalli, fillimisht qelsat ia dorëzoi familjes Selajdin Xhemailit ne fshatin Bilinic në prani të shumë banorëve të Malesisë dhe përfaqësuesve të këshillit organizative dhe të Fondit Humanitar.

sh6Shpend Xhelili nga këshilli organizativ me rastin e dorëzimit të qelsave, falënderoi të gjith që kontribuan në këtë drejtim, veqanarisht Fondin, duke mos lënë anash as bashkëatdhetarët e Breznicës të cilët nuk janë kursyer në asnjë moment. Familja Xhemaili katër antareshe me lot gëzimi ka filluar jetën më të mirë në shtëpi të re. Kryefamiljari Selajdin Xhemaili u shpreh shume i lumtur dhe falemnderues ndaj atyre që kane kontribuar. sh9Pas Bilinicës, dorzimi i qelsave të shtëpive të reja ka vazhduar në fahatin Breznicë të epërme dhe të poshtme tek familja e Elami Jonuzit dhe Zeqirja Kadriut, ku janë pritur me emocione dhe gëzim të madhe meqë jemi dhe në pragë të festës së Kurban Bajramit. Edhe kryefamiljari Elami Jonuzi ka falënderuar kontribuesit të cilat ia siguruar familjes së tij kulmin mbi kokë.sh7 Po ashtu dhe në familjen e Zeqirja Kadriut në Breznicën e Poshtme është inaguruar dhe dorezuar qelsat e shtepise, familje kjo gjashte anëtareshe e cila deri më sot kishte jetuar në kushte të vështira finansiare. Këto shtëpi kanë kushte shumë të mira për jetë dhe janë në kuadër të fondit për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë të Presheves. sh2Gjithashtu në këtë aktivitet nga këshilli organizativë i fshatit Breznicë janë ndarë dhe mirënjohje për të gjithë ata që kane kontribuar e ku njëra nder ta ishte dhe televizioni Bujanoci dhe portali informativë bujanoci.net./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com