Malësia e Bujanocit me dy festa

0

Nazmiu, Shpendi dhe Tahiri, janë iniciatorët kryesorë që banorët e fshatrave të Breznicës së epërme asaj të poshtme dhe Bilinicës gëzimin e festës së Kurban Bajramit ta fillojnë nga dita e premtë.

kuzhinaTri shtëpitë e ndërtuara në këto vendbanime për familjet me kushte të vështira ekonomike janë gëzimi më i madhë që mund ti prijë një feste fetare siç është Kurban Bajrami, djelmoshat e lartpërmendur i kishin planifikuar të gjitha, nga themeli e deri tek orendit shtëpiake, që këtyre familjeve nesër të mos i mungojë asgjë, ata si gjithherë edhe kësaj radhe janë një shembull i shoqërisë bashkëkohore, një shoqërie që humanitetit ia ka tejkaluar kufijtë, duke mos lënë asnjë familje me kushte të vështira finansiare pa kulm mbi kokë. Me këto gjestë humane krenohen edhe banorët e këtyre vendbanimeve, ata thonë se, ti keshë afër Nazmiun, Shpendin dhe Tahirin kurrë nuk je vetëm, sepse ata në planë të parë e kanë humanitetin dhe bamirësinë e pastaj gjërat personale./Bujanocinet/

N J O F T I M

Qytetarë të nderuar të Breznicës.
Ju njoftojmë publikisht nga Këshilli Organizativ i Breznicës të cilët e kan udhëhequr punën e ndërtimit të tri shtëpive në Breznicë të poshtme, Breznicë të epërme dhe në Bilinicë se:
Inaugurimi i ndërtimit të këtyre shtëpive do të bëhet ditën e premte
më: 03.10.2014
Në Bilinicë (Te Selajdin Xhemaili) në ora: 10:00
Në Breznicë të epërme (Te Elhami Jonuzi) në ora: 14:00
Në Breznicë të ulët (Te Zeqirja Kadriu) në ora: 15:30

Pas një punë mjaftë të mundimshme, por të vlefshme dhe tejet të rëndësishme që është bërë këto muaj në bashkpunim shumë të ngushtë dhe të sinqert me Fondin Humanitar të Luginës së Preshevës, poashtu edhe me Fondin humanitar të Breznicës në Zvicër dhe Gjermani, si dhe me disa donator dhe kontribues që kemi arritur t’i sigurojmë, kemi arritur që ky projekt historik për Breznicën po merr fund në mënyrën më të mirë të mundshme të organizuar nga Këshilli Organizativ në krye me Nazmi Durakun, Shpend Xhelilin dhe Tahir Bilallin të cilët kanë bërë një punë madhështore që këtyre familjeve t’ju bëhet një jetë më e mirë. Për detaje tjera rreth këtij projekti do të njoftoheni pas inaugurimit. I ftojmë të gjithë bashkfshatarët tanë, rininë më të mirë që ka fshati Breznicë dhe të gjithë ata kontribues që ta nderojnë hapjen solemne të këtij projekti madhështorë. Me të vërtetë që dita e premte do të jetë një ditë feste, një ditë shumë e begatshme për Breznicën duke marr parasysh edhe se është Nata e Kurban Bajramit, kjo ditë po kurorëzohet me momentet më të bukura të mundshme për Breznicën. Si simbolik do të jetë edhe një koktej rasti për t’i dhënë shijën më të ëmbël të kësaj ditë festive. Jeni të mirëseardhur.

Me respekt,
Këshilli Organizativ i Breznicës
Breznicë, më: 02.10.2014

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com