Malësia e Bujanocit i tha PO Partisë Demokratike për zgjedhjet e KNSH (foto)

0

Banorët e Malësis së Bujanocit edhe kësaj radhe i dhanë përkrahjen e parezervë Partis Demokratike dhe liderit të sajë Nagip Arifit, për zgjedhjet e 26 tetorit ku do të votohet për udhëheqësin e re të Këshillit Nacional.

M1

Pjesmarrja masive në tubimet parazgjedhore të mbajtura në Muhoc dhe Breznicë, ku lideri i PD-së u prit ngrohtësisht dëshmonë edhe njëherë se kjo parti është e pazëvendësueshme në Malësinë e Bujanocit dhe vota e banorëve do të jetë për PD-në dhe partnerit të koalicionit BDL. DSCN5844Udhëheqësia aktuale e KNSH-së jo që nuk i ka zgjidhur problemet e arsimit shqip në Malësinë e Bujanocit, por për fat të keq i kanë penguar zhvillimet normale duke larguar mësimdhënës me përvojë nga puna, duke larguar drejtorë dhe duke vendosur ushtrues detyre dhe në këtë mënyrë arsimi shqip në komunën e Bujanocit nuk ka qenë kurrë më keq së në këtë periudhë. DSCN5882Banorët e Malësisë së Bujanocit theksuan se shpëtimi i vetëm i arsimit shqip në komunën e Buajnocit është PD në krye me Dr.Nagip Arifin i cili mund ta shpëtojë arsimin i cili ka devijuar në masë të madhe. PD në mënyrë madhështore u prit në dy vendbanimet e Malësisë, Muhoc dhe Breznic, të cilët kërkuan nga kryetari Arifi që të punojë ashtu siq ka punuar deri më tash dhe të jetë i fjalës siq ka qenë për pushtët lokal deri më tash, të jetë edhe për KNSH. DSCN5802Është për të ardhur keq kur mësimdhënësit largohen nga puna vetëm pse e përkrahin PD edhe përkundër faktit se kanë kaluar një jetë arsim dhe në vend të tyre punësohen joprofesionist të lamive të ndryshme nga vendbanimet tjera, duke përdhosur gjithqka në këtë drejtim, thana muhocasit, të cilët të dëshpëruar mezi presin 26 tetorin që me votën e tyre ta ndërrojnë udhëheqësinë aktuale të KNSH-s. NazmijaLideri i PD-së Dr.Nagip Arifi, para elektoratit potencoi se, shkollat shqipe në komunën e Bujanocit nuk do të kenë ushtrues detyre sepse drejtorët do ti vendosim ne shqiptarët, e jo inspektorët e Leskocit dhe Beogradit të cilët të ndihmuar nga drejtuesit e KNSH-së nuk përfillnin asnjë vendim të shumicës së mësimdhënësve shqiptarë nëpër shkollat shqipe./BujanociNet/

DSCN5789 DSCN5798 DSCN5800

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com