Malësia e Bujanocit djepi i historisë
17:13 | 26 Tetor 2018
Malësia e Bujanocit djepë i historisë Shqiptare në veqanti i Luginës së Preshevës.

Malësia e Bujanocit shtrihet në mesë të pikave gjeografike Sitilisë, Kitkës, Guri i Zi, Fushës së Gatë Lepodërvës, kufizohet me Vratagoshin te Breznica, Dubincën te Gjergjeci, Qestelinën te Novosella, qytetin e Vranjës, Dobërjancën, Rezhdancën, Tërstenën, Desivojcën, Sedllarën, Krendellin, Karaçevën, Novosellën e Poshtme, Roganën,Tërnocin. Aty ku fillon të buron lumi i Zarbicës në Muhocë e merr Lumi i Muhocit në Breznicë dhe derdhet në Moravën Jugore diku afër qytetit të Bujanocit. Sipërfaqja e Malësisë së Bujanocit është shumë e madhe e ku mbulohet, me ara, male të larta, kullosa dhe lëndina të shumta.

Prej resurseve natyrore që ka Malësia, janë se ka shumë burime të ujit, uji i cilësisë së lartë i cili mund të shfrytëzohet edhe për treg, për mbushjen dhe paketim si dhe lëndë e parë në prodhimin e lëngjeve të pemëve. Pasuri tjetër është se ka pasuri me dhjetra e qindra hektar male edhe ate si druri për përpunim si lëndë e parë e industrisë së drurit nga ahu, bungu, qarri, plepi, panja, qershia e egër etj. Po ashtu kjo pjesë është e pasur edhe me fruta të shumta malore. Në këtë pjesë ka kushte ideale për ruajtjen e blegtorisë pasi ka kullosa me qindra hektarë.

Çfarë është gjendja e përgjithshme sot në Malësinë e Bujanocit Në Zarbicë, Suharrën, Novosellë dhe Pribocë sot janë 17 familje me 87 banorë të shpërndarë dhe të shkapërderdhur më shumë se kurrë. Asnjë nxënës nuk është në shkollën e Zarbicës, në Novosellë ka mbetur një mësues me dy nxënës . Në Suharrën nuk ka nxënësa e asnjë familje, vetëm te mahalla e Tahirajve një Mësues me katër nxënësa. Në Mahallën e Liteshit shkolla është e shkatrruar gati tërësisht, pa asnjë nxënës. Një familje ishte te mahalla e Veleve në Kitkë afër Gradishtës, deri kësaj vere edhe kjo u detyrua për shkak të mungesës së kushteve elementare të braktisë vendin e vet për t’u strehuar në Gjilan. Te mahalla e Kishalive nuk kemi asnjë familje, po ashtu në mahallën e Disheve nuk kemi asnjë familje. Kryeimalfjari Shefketi para fillimit të shtatorit të sivjetëm, gjithë pasurinë që kishte, si kafshët i shiti dhu ia ktheu shpinën vendit të vet. Prandaj dy nxënësa që ishin në shkollën e Zarbicës nuk janë, sepse familja e Shefketit nuk jeton më tej në Zarbicë dhe shkolla u mbyll! Në Priboc nuk kemi nxënësa, por vetëm familja Hafizit me tre djemtë e tij që rrinë rregullisht. Në Ramabuqë mësuesi Sadik Demiri ka vetëm një nxënës. Në fshatin Qarrë kan mbetur 11 nxënës. Në fshatin Xherxhec nuk ka mbetur asnjë nxënës. E vetmja shkollë e plotë fillore ,, MIGJENI“ në Muhoc ka 81 nxënës. Bashkësia Lokale e Zarbicës ka mbetur pa asnjë përkudesje shëndetsore, për një ilaq apo injeksion duhet të shkohet në Vranjë, në Muhoc, Karaqevë apo Roganë, nga 15 e 20 km largë të dy rrugët.

Edhe këto pak familje që kanë mbetur i mbanë shpresa që edhe ndokush do të kthehet. Shitore për plotësimin e novajve jetësore nuk ka. Sot nuk ekzistojnë as kushte më elementare për jetësë. Shtëpitë janë të prishura, të djegura, të shkatrruara nga lufta, nuk ka rrugë, nuk ka ujë të pijshëm, nuk ka mjete të punës, gati mungon çdo gjë për një jetesë normale .

Çka dhe si të fillojë të ndërmirret diçka për të mirë në Malësi Si të arrijmë që nesër Malësia të shtohet dhe të kthehen më shumë banorë, të dëbuar dhe të shpërngulur? Të kërkojmë ndihmë nga ndërkombëtarët pa ndërprer por me plane, projekte dhe strategji të punuar në detaje. Por këto duhet të përkrahen dhe ndihmohen nga banorët që dëshirojnë të kthehen dhe ato që janë ende në Malësi. Nga Bashkësia Lokale edhe nga Organet Komunale dhe qeveria e Serbisë të kërkohet që sa më shumë njerëz të kthehen në shtëpite e veta. Së pari të krijohen parakushte për kthim të sigurtë dhe të qëndrueshëm: – Banorët e Malësisë së Bujanocit, por edhe të gjithë Shqiptarët nga Krahina e mbetur nënë Serbi duhet të bredhin poshtë e lartë duke pyetur: Se cili insitucion lokal apo qendror mirret me çështjen e kthimit dhe duke i parashtruar pyetje njëri tjetrit se cilat janë ato kusht që do të plotësohen për tu kthyer një i zhvendosur shqiptar në shtëpin e vetë! – Dallim është shumë i madh kur janë në pyetje sërbët Lokal të Kosovës të cilëve u ofrohen oferta speciale, duke ju rregulluar dhe ndërtuar shtëpi dhe ndarë troje, por edhe donacione tjera joshëse si në bujqësi dhe projekte tjera tëpër serioze të detajizuara, të garantuara dhe që po mbykqyren rregullisht nga qeveria e Serbisë dhe faktori ndërkombëtar.

Shpëtim për Malësinë e mbi Vranjës është që ata pak banorë të mbetur në Malësi të kenë kujdesje dhe të kthehen më shumë të zhvendosur, që rruga të asfaltohet prej Muhocit deri në Zarbicë.

Kërkojmë që një mision mbykqyrës dhe faktëmbledhës të jetë i pranishëm edhe nga OSBE-ja. Urgjentisht kërkohet që banorët e mbetur të jënë nënë mbykqyrjen e faktorit Ndërkombëtarë dhe që:

 Të vizitohen nga një Komision i përzier dhe të bëhet rexhistrimi i pasurisë dhe gjendja momentale e këtyre banorëve të mbetur në Malësi: Të evidentohen dhe se në çfarë kushtesh jetojnë banorët. Kjo të bëhet nga organet e Republikës së Serbisë dhe prej mekanizamve relevant ndërkombëtarë.

 Të ngritet tema e të zhvendosurve dhe të bisedohet shumë shtruar në Kuvendin Komunal të Bujanocit në një seancë, ku me një pikë të veqantë të debatohet lidhur me banorët e dy bashkësive Lokale të Zarbicës dhe Muhocit.

 Deri më tani nuk ka patur një ofertë as verbale, e as serioze për të zhvendosurit, për familjet që dëshirojnë të kthehen në pronat e të parëve. Me fjalë të tjera duhet të krijohet klima e besimit, sigurisë dhe investimeve reale dhe kjo do të ndikonte pozitivisht që:

 Komunat e Kosovës ku jan vendosur të zhvendosurit, si në Gjilan, Kamenicë do të liroheshin. – Republika e Serbisë do të tregojë realisht që nuk është e njëanshme vetëm të kërkojë për pjesëtarët e vet, por ka interesim vet për banorët e vetë, pasi ashtu po trumbeton se i mbron të gjithë barabarsisht.

 Veçmas për Kuvendin Komunal të Bujanocit të ngritet një Komision apo një trup, për vlerësimin e dëmeve dhe shpagimin e tyre dhe për krijimin e kushteve për kthim. Ky Komision do ti raportojë vetëm kryetarit të Komunës dhe Kuvendit të Bujanocit.

 Të pregaditet një platformë, projekt serioz dhe të zbatueshëm në praktikë.

 Shqiptatët kudo që janë duhet të kërkojnë reciprocitetin e ndërsjellt çfarë kërkojn serbët e Kosovës, ato të drejta që ju takojnë dhe duhet investuar edhe për shqiptarët e tri komunave të banuara me shumicë e në këtë kontekst edhe për banorët e Malësisë së Bujanocit. Nuk ka kthim të qëndrueshëm nëse paraprakisht nuk mund të krijohen dhe : – Të ketë siguri të lëvizjes ,

 – Të rregullohet infrastruktura – Pse nuk ndërtohen apo riparohen ato shtëpi të mbetura si p.sh. në çdo fshat së paku nga 10 shtëpi në Zarbicë, por edhe në gjithë vendbanimet e Komunës së Bujanocit të ndërtoh 100 shtëpi. Kurse në gjithë Komunën e Medvegjës 200 shtëpi. Poashtu të ndërtohen 50 shtëpi në rajon, si zonë kufitare në Karadak të Preshevës. Përveq ndërtimit të shtëpive të gjithë atyre që dëshirojn të kthehen t’u jepen nga një mijë euro.

 Për çdo familje deri në katër anëtarë të kthyer për zonat rurale edhe nga një lopë qumshtore dhe; – Nga një kultivator apo traktor me mekanizëm percjellës për punim në bujqësi.

 Republika e Serbise sivjet me rastin e dhjetë vjetorit të dëbimit masivë të tyre, të bëjë një ofertë, të ndaj nga buxheti i vet. Pse mos t’i ndajë 10 milion euro për kthimin e qytetarëve të vet dhe t’ju krijoi kushte për jetë normale! Në Kosovë për serbët lokal kemi shumë oferta joshëse, për të gjithë ata që dëshirojnë të kthehen edhe ate nga qeveria e Kosovës, ajo e Serbisë dhe donatorë të huaj. Kurse për shqiptarët e Krahinës Shqiptare të mbetur nën Serbi askush nuk lodhë kokën e as që është e interesuar sikur ato banorë të jen të askujt, të mos i përkasin asnjë shteti! – Duke filluar nga shtëpitë të rregullohen dhe të ndërtohen të gjitha shtëpitë e dëmtuara në tërë Malësinë, të rregullohet uji për pije në secilën shtëpi, të rregullohet dhe të shtrohen rrugët me zhavor disa që kanë lidhje me qendrën Komunale të Bujanocit dhe rruga që lidhë me qytetin e Vranjës, edhe të asfaltohen të gjitha rrugët të jenë të kalueshme, të Lagjeve. Me një fjalë këto rrugë të jenë të kalueshmë në katër stinët e vitit dhe në të gjitha kushtet atmosferike, të shtrohen ose të asfaltohen disa rrugë. Pasi të përfundohen këto rrugë të ndërtohet edhe një rrugë e interesit të përgjithshëm për tërë Malësinë, duke filluar nga Muhoc. Ka rëndësi infrastruktura rrugore, sepse Malësia e jonë gjithmonë ka patur dhe zhvilluar tregti përmes qytetit të Vranjës, Bujanocit, Roganës dhe Gjilanit.

Në Malësi po ashtu duhet të rindërtohet Mejtepi si një objekti me vlera shumë të larta të trashigimis kulturorore-historike jo vetëm në Malësi të Bujanocit dhe pjesë të Gollakut, por që është me rëndësi për Komunën e Bujanocit. Mejtepi i ndërtuar në vitin e largët 1904, por që ka shërbyer edhe si shkollë që nga pas lufta e dytë botërore e këndej deri në ndërtimin e shkollës së re në vitin 1980, por që është para shkarrimit. Objektin e ka brejtur dhëmbi i kohës, duhet çdo gjë të ndërmirret që ky objekt të shpëtohet dhë të meremetohet dhe të vëhet nën mbykqyrje të dorës së shtetit, sepse është i vetmi objekt në dy bashkësitë Lokale të Zarbicës dhe të Muhocit.

Të rregullohet ambulanca në Zarbicë, të vjen një ekip mjekësor, të sigurohet një auto-ambulancë e cila do të shfrytëzohet për fillim si provizore në teren. Të rregullohen të gjitha shkollat që ishin dikur si paralele të ndara fizike nga shkolla amë : Në Litesh , Suharrën , Novosellë , Pribocë , Qarrë , Ramabuqë dhe Gjergjecë. Përveqë mësimit të fëmijve do të edukoheshin edhe të rinjët në lëminë e bujqësisë, blegtorisë, pemtarisë, përpunimit të frutave malore, për aftësimin në informatikë dhe kompjutera në artizanate etj.

Të ju krijohen kushte femrave dhe ti mundësohen nga një projekt për lopë qumështore në secilën fshat të ketë projekte të tilla. Në rritjen e deleve po ashtu dhe në në rritjen e dhive të racës që i përshtatet kushteve që afron Malësia. Ku pastaj të bëhet grumbullimi i qumshtitë dhe të mundësohet një projekt për një miniqumshtore afër shkollës së Zarbicës. Të ngriten disa pemishte. Kultivimit të patatës ti kushtohet rëndësi e veqantë ku mund të krijohen varitete të shumta të patates, duke iu përshtatur kushteve dhe strukturës së tokës dhe klimës idela që na ofron Malësia.Të krijohet një qendër për grumbullimin dhe përpunimin e frutave pyjore dhe medicionale, të gjitha këto projekte të jenë private ku biznesmenët do të marrin pjesë në kapitalin e tyre. Në aspektin religjioz të bëhet rregullimi i të gjitha varresave në tërë Malësinë e Bujanocit. Kushtet natyrore që ka Malësia: Klima, lumenjtë, prrockat, malet, lisat e mdhenjë, ajri i pastër, të krijohet mundësia për zhvillimin e turizmit, të shpallet kjo pjesë si: Park Nacional.

Vendet më të lartë si: Sitilia, Kitka dhe vendi i ashtu quajtur Lisi i Qobanëve dhe Guri zi me rrethinë të kontrollohet nga ndërkombëtarët të mbykqyret në vazhdimsi. Në Malësi të Bujanocit ka kushte tëpër ideale për ndërtimin e një SANATORIUMI, ku ky spital për mushkri do të shëronte sëmundje që janë dhe ndihmohen nga rrymat e ajrit dhe klimat tëpër të përshtatshme për pengesa në frymarrje. Për realizimin e të gjitha këtyre investimeve, orientim kryesor duhet të jetë ndihma e organizamave ndërkombëtarë dhe organizatave vendore, si të Kuvendit Komunal të Bujanocit dhe qeverisë së Serbisë, si dhe kreditimit të bankave ndërkombëtare dhe vendore për zhvillim të infrastrukturës dhe progres ekonomik.

Brengë kryesore e Malësisë është se banorët e kanë boshatisur gati tërësisht këtë rajon, prandaj kthimi i të shpërngulurve si e drejtë elementare dhe njerzore për të jetuar në tokat dhe shtëpitë e tyre si të gjithë popujt e botës. Por ende nuk është investuar as nuk është studiuar së paku në detaje se çfarë është interesi i Malësisë për një të ardhme me perspektivë. Nuk kemi analizuar fare se si të arrihet kthimi i të zhvendosurve, kjo dukuri jo e lehtë dhe shumë e kushtueshme, jo vetëm për shoqërin tonë, por edhe për të tjerë.

shkruan Refik HASANI

Alesia Bami