Malësi e Madhe, bashkëshortët gjenden të vrarë brenda në makinë

0
foto
Një çift bashkëshortësh janë gjetur të vrarë në brendësi të një makine, në një rrugë dytësore, në fshatin Aliaj në Malësinë e Madhe.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 10:45. Dy viktimat janë gjetur brenda një mjeti me targë AA 405 DH.

Nga të dhënat paraprake të policisë dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie.

Policia bën me dije se dyshojnë që fillimisht bashkëshorti 35-vjeçar P. I. Ka vrarë bashkëshorten e tij, 30-vjeçaren D I, të dy banues në fshatin Aliaj, Bajze rrethi Malësi e Madhe dhe më pas ka vrarë dhe veten

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa janë duke u kryer veprimet e grupit hetimor. /noa/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com