Malazezët e Kosovës: Dhuna dhe vandalizmi ndjekin çdo protestë që e udhëheq Albin Kurti!

0

Shoqata e Malazezëve të Kosovës dënon, siç thotë, “aktin e vandal të një grupi të demonstruesve në protestën e Prishtinës, si dhe sulmin qyqar ndaj gazetares Aleksanda Jovanoviq dhe kameramanit Bojan Koshanin të RTK2”.

malazez-euml-t-e-kosov-euml-s-dhuna-dhe-vandalizmi-ndjekin-ccedil-do-protest-euml-q-euml-e-udh-euml-heq-albin-kurti_hd“Kosova është vend i të gjithë qytetarëve që jetojnë në të, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare dhe gjuhësore. Ndaj, u bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve të shoqërisë civile për të dënuar dhunën e sotme dhe sulmet ndaj gazetarëve, ndaj Policisë së Kosovës, dhe të gjithë atyre që dëmtojnë institucionet e Kosovës dhe bizneset në qytet.

Ata qytetarë të cilët e duan Kosovën, përsëri janë trishtuar dhe të hidhëruar, sepse për shkak të një grupi të vandalëve do të jemi lajmi kryesor në të gjithë botën, e për fat të keq edhe për dhunë dhe vandalizëm të cilat ndjekin çdo protestë që e organizon Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin”, thuhet në reagimin e nënshkruar nga Sllobodan M. Vujiçiq. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com