Makinat grirëse të teknologjive moderne, shkatërrojnë gjithçka
20:50 | 14 Mars 2019

Në mesin e këtyre mekanizmave, të cilat janë fuqizuar mjaft shumë, është edhe grirësja e gjërave të panevojshme, shkruan lajmi.net.

Ajo ka pësuar ndryshim në kapacitetin e grirjes së gjërave, si dhe në aspektin diametral, që në pamje të parë i ngjan ndonjë përbindëshi që jemi mësuar t’i shohim në prodhimet kinematografike.

Makina është e aftë të grijë çdo gjë, përfshirë këtu edhe gjëra të metalta, siç janë edhe tiganët e kuzhinës.

Duke mos u mjaftuar me kaq, ajo është e aftë të “përpijë” edhe një mal gurësh.

Ndiqeni videon për ta parë kapacitetin e saj. /Lajmi.net/

Alesia Bami