MAKINA ‘FOODINI’ MUNDËSON PRINTIMIN E USHQIMEVE

0

Si dëshmi se mund të printoni çdo gjë në 3D, një kompani e quajtur Natural Machines (Makinat Natyrale) ka prezantuar një printer tre dimensional për ushqim.

20141106153819216620

I ashtuquajturi “Foodini” nuk dallon shumë nga printeri tre dimensional i zakonshëm, mirëpo në vend që të printojë plastikë, ai përdorë përbërës të ngrënshëm të nxjerrur nga kapsulat e panjolla të hekurit: “Është e njëjta teknologji, mirëpo me plastikën kemi vetëm një pikë shkrirje, ndërsa me ushqimin kemi temperatura, dendësi dhe ndërtime të ndryshme.

Gjithashtu graviteti punon paksa kundër nesh, pasi që ushqimi nuk e ruan formën si plastika”,thotë Lynnete Kucsma, bashkëthemeluese e Natural Machines.
“Në esencë, kjo është bimë prodhuese e mini ushqimit e zvogëluar në madhësinë e një furre”, thotë Kucsma duke cekur se në fazën fillestare të paktën printeri do t’u ofrohet përdoruesve profesionalë të kuzhinës, i pasuar me një version tjetër për konsumatorët, me çmim të shitjes rreth 1000 dollarë.
Procesi i printimit është i ngadalshëm, mirëpo më i shpejtë se printimi tre dimensional.

Përveç se është i aftë të krijojë dizajne të ndërlikuara, si zbukurime të ndërlikuara për torte, apo ushqime të rregulluara në forma të pazakonshme, “Foodini” mund të përdoret për receta të cilat kërkojnë precizitet dhe shkathtësi, si pica shtëpie apo pasta të mbushura, raporton CNN.
Tani për tani, kjo pajisje printon vetëm ushqim i cili duhet të gatuhet si zakonisht. Mirëpo një model i së ardhmes do ta bëjë gjithashtu edhe përgatitjen dhe ta prodhojë të gatshëm për t’u ngrënë. Kjo ide ka edhe një element shoqëror gjithashtu.

Përdoruesit gjithashtu mund ta përdorin këtë pajisje nga largësia përmes një telefoni të mençur dhe t’i ndajnë recetat e tyre me shoqërinë. Kjo vetëm nëse njerëzve nuk u pengon ideja e ngrënies së ushqimit të printuar. Kompania është duke përfunduar një raund financimi, dhe është duke planifikuar të fillojë me prodhim masiv në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm./kb/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com