Madridi nuk sheh gola, drama vazhdon

0

Real Madridi nuk ka mundur të thyej mallkimin e quajtur Atletico Madrid. Përsëritja e finales së Ligës së Kampionëve në çerefinalen e kësaj gare nuk ka sjellur fitues duke përfunduar pa gola.

foto (1)

Real Madridi në pjesën e parë e pati kontrollën e lojës në dorë duke dominuar në të gjitha fazat. Jan Oblak bëri disa pritje të mira duke e shpëtuar skuadrën e tij.

Në pjesën e dytë Atletico dukej më këmbëngulës duke kërkuar më shumë golin, por që Reali shfaqej i rrezikshëm në kundërsulme. Casillas në dy raste e shpëtoi skuadrën e Realit nga humbja.

Rezultati i bardhë do të lë dilemën dhe dramën e hapur ndërsa gjysëmfinalisti do të mësohet pas 90 minutave që do të zhvillohen në “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com