‘Ma sillni gruan apo e hodha shtëpinë në erë’ (VIDEO)

0

Një serb 70 vjeçar i është dorëzuar policisë në Vojvodinë pasi për gati 24 orë ishte kërcënuar se do ta hidhte në erë shtëpinë në të cilën gjendej, transmeton Indeksonline.

M.L. ka zhvilluar negociata të dorëzimit të tij me policinë deri në orët e sotme të mëngjesit kur në vendin e ngjarjes ka arritur edhe djali i tij.

Pas dorëzimit, serbi i moshuar është nxjerrë nga shtëpia me automjetin e ndihmës së shpejtë.

Ai kërcënohej me shpërthimin e një bombe, ndërsa mediat serbe raportojnë se fjala është për një ish ushtarak, transmeton Indeksonline

Gjatë negociatave me policinë ai ka kërkuar që të bisedojë me gruan e tij e cila e kishte braktisur.

Derisa policia serbe ka bërë përpjekje që t’i afrohet, ai ka shtënë dy herë në drejtim të panjohur, ndërsa ka insistuar gjithë kohën që të bisedojë me bashkëshorten e tij ndryshe do e hidhte shtëpinë në erë.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com