“Ma hoqe trurin”, i ftuari nuk përmbahet, puth në buzë gazetaren
20:50 | 19 Mars 2019

Ngjarja ka ndodhur vite më parë, por videoja tani po bën xhiron në botë.

Teksa në studio ishte i ftuar Gene Gnochi për të folur për spektaklin e tij, ai është mahnitur nga gazetarja Maria Grazia Lombardi.

Fillimisht ai ka thënë gazetares se është e mrekullueshme dhe u ngrit nga vendi për të shkuar për ta puthur në buzë.

“Mund të them diçka? Po të dëgjoja duke lexuar lajmet, ma hoqe trurin, tani duhet të të puth…”, u shpreh Gnocchi para se ta puthte në buzë gazetaren.

Lombardi ka mbetur e shokuar, por u përpoq ta kalonte me sportivitet situatën teksa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.

 

Kejvina Kthella