Luta per Turqi, opozita bënë lemeri

0

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me të dytin e Komunës Rexhep Kadriun, po qëndrojnë në Turqi, ku po kërkojnë partnerë ekonomikë për investime në Gjilan, kurse opozita pikërisht këtë kohë po e shfrytëzon për t’ia bërë me dije se Komuna nuk po bën asgjë sa i përket investimeve.

Luta

Haziri, nga Bursa e Turqisë, ka thënë se kësaj vizite po i japin publicitet të madh edhe mediet turke dhe se ajo po kontribuon edhe në thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor në mes të dy qyteteve, atyre të Yildirem-Brusa dhe Gjilanit, zeri. Por, Riad Rashiti, ish-drejtor për Zhvillim Ekonomik në Gjilan, ka theksuar se Gjilani ka ngecur në krijimin e Zonës Ekonomike, që e ka cilësuar humbje të madhe për Gjilanin.

Haziri në Turqi ka cekur rëndësinë e kësaj vizite me dëshirën e krijimit të mundësive për vazhdimin e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor të këtyre dy qyteteve, kurse kryetari i Yildirim – Bursa, Hakki Edebali, ka kërkuar që t’i dorëzohen projektet e para nga Komuna e Gjilanit për zhvillimin ekonomik. Ai ka thënë se në përbërje të delegacionit turk do të jenë edhe shumë afaristë, të cilët janë të gatshëm të investojnë në komunën e Gjilanit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com