Luginë: Serbia kushtëzon dialogun

0

Gatishmëria e kushtëzuar e vazhdimit të dialogut mes qeveritarëve serb të Beogradit dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me regjistrim të shqiptarëve, ka ngritur reagimin e deputetit Riza Halimi.

foto

Ai konsideron se kreu shtetëror serb po vazhdon diskriminimit, duke tentuar të manipuloj faktorin ndërkombëtarë, përderisa dy vite më parë ishin qeveritarët serb ata që e ndërprenë procesin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjeve jetike të shqiptareve në Luginën e Preshevës.
Halimi, duke e komentuar deklaratën e zëvendëskryeministres serbe Kori Udoviçki e cila vazhdimin e dialogut mes shqiptarëve të Luginës dhe qeveritarëve serb e kushtëzon me regjistrim të jashtëzakonshëm të popullsisë shqiptare, vlerëson se kur janë në pyetje shqiptarët Serbia, vazhdon diskriminim duke e ndërruar vetëm formën e tij.

Iniciativat e tilla pas më se dy viteve për vazhdim të dialogut, sipas deputetit Halimi, janë jo serioze dhe me prapavijë të orkestruar.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, dy vite më parë ishin unifikuar rreth nisjes së procesit të bisedimeve me qeveritarët serb, nën mbikëqyrjen e Ambasadës së OSBE-së në Beograd, për zgjidhjen e problemeve të tyre. Për këtë proces ishte hartuar një dokument i cili përmbante shtatë kërkesa thelbësore të cilat kërkonin zgjidhje. Por me vendim të qeveritarëve serb procesi i bisedimeve u ndërpre dhe që atëherë nuk ka vazhduar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com