Lugina solidarizohet me zonat e përmbytyra në Jug të Shqipëris

0

 

Vollenterët nga Zyra për të Rinj në Bujanoc, kryesisht nxënës, kanë vazhduar edhe sot aksionin për të grumbulluar ndihma për familjet e përmbytura në Jug të Shqipërisë. Stenda me moton “Bashkë Solidar” është vendosur në qendër të qytetit të Bujanocit, me ç’rast kalimtarët kanë hedhur para, në mënyrë që pastaj me ato para të blihen gjera ushqimore.

solidarizimi 1Ndërsa ka pasur grupe edhe të tjera po nga Zyra që kanë grumbulluar ushqim edhe nëpër marketet e mëdha shqiptare në komunë e Bujanocit. Kësaj nisme u janë bashkuar edhe aktivistë të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, Zyrat për të Rinj nga Presheva e Bujanici, Organizatat joqeveritare si nga Presheva dhe Bujanocit dhe afaristë të ndryshëm nga Lugina e Preshevës. Vjollca Aliu nga Zyra për të rinj bënë apel gjithë qytetarëve të Preshevës dhe Bujanocit për solidarizim me bashkëkombësit tanë në Shqipëri, sepse grumbullimi bëhet deri të premtën më 13 shkurt, sepse të shtunën do të dërgohen në Tiranë. Aliu thotë se në mënyrë të organizuar të shtunën mjetet e grumbulluara do të dërgohen për në Shqipëri, ndërsa transporti është i siguruar nga komuna e Bujanocit e cila njëkohësisht është dhe duke kontribuar për grumbullimin e mjeteve. Sipas organizatoreve deri me tani janë mbledhur një kamion plot e përplot me mjete ushqimore për familjet ne nevoje në Shqipëri, si vaj, oriz, miell, sheqer, makarona e të tjera ushqime. Organizatorët e ndihmës për Shqipërinë sqarojnë se të gjitha ndihmat e dhëna duhet të jenë vetëm produkte ushqimore. Transporti i tyre bëhet të premten pranë shërbimit social në Tiranë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com