“Lugina do zgjidhje” kërkon unitet të faktorit politik në Luginën e Preshevës

0

Në emër të kampanjës #LUGINADOZGJIDHJE ftojmë faktorin politik në Luginën e Preshevës të krijoj unitet të brendshëm, thuhet në një komunikat të lëshuar në profilin e kësaj kampanje në facebook, transmeton BujanociNet.

Situata politike në të cilën gjendet rajoni, nuk ofron komoditet për ndasi në këtë kohë mjaft të ndjeshme. Kalimi mbi interesin partiak është i domosdoshëm dhe jetik. Tash kur përkrahja për Luginën po rritet në Kosovë, është e pa tolerueshme të turpërohemi nga vendime të pamatura.
Po ashtu u bëjmë thirrje mediave të shkruara dhe elektronike që të jen në nivel të detyrës. Roli i mediave është pika kyçe për unifikim të brendshëm, prandaj është më se e nevojshme që të kontribuoni në këtë drejtim. Interesi i përgjithshëm duhet të kaloj mbi interesin individual dhe klanor.
Si iniciativë e qytetarëve aktiv që kemi nisur kampanjën #LUGINADOZGJIDHJE me qëllim të përfshirjes së Luginës së Preshevës si temë në bisedimet Kosovë – Serbi, do të përdorim ç’do mjet ligjor dhe qytetar për të arritur qëllimin final.
Përpjekjet tona për unifikim të faktorit të brendshëm politik, janë synimi ynë kryesor.
Kjo përpjekje do të jetë e vazhdueshme duke pasur parasysh se kjo kampanjë është mbi partiake.
U arrit apo nuk u arrit një unifikim I politikës në Luginën e Preshevës, kampanja do të vazhdoj duke u mbështetur në vullnetin e popullit dhe bashkatdhetarëve tan jashtë saj.
Bashkë mundemi, bashkë ia dalim!
Andaj duhet të bashkohemi për të gjetur zgjidhjen.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »