Luftë e hapur në ‘Portokalli’, flet regjisori: Nuk merrem me ata që i bëra të famshëm!

0

Julian Deda, një nga aktorët e parë të “Portokallisë”, para pak ditësh, u shpreh kundër regjisorit historik Altin Basha dhe fajësoi atë për gjithë largimet e kohëve të fundit dhe jo vetëm, nga spektakli i humorit.

Deda postoi foton dhe statusin e mëposhtëm në Facebook dhe Instagram:

“Portokallia mund t’ia dali dhe pa mua dhe pa këdo që është aty. […] Sigurisht që këto lloj akuzash nuk janë të reja për mua. Nuk i jam përgjigjur sepse nuk mund t’i përgjigjem çdo njeriu që jeton me kokën mbrapa, që jeton në kohën kur ishte i suksesshëm. Këtyre njerëzve unë u kam hapur dyert, u kam ndërtuar karrierën.

Në katërmbëdhjetë vjet, nuk mund të shpresoj që ata aktorë që hynë në fillim, të jenë të njëjtët edhe sot. Këta individë nuk janë larguar të gjithë për të njëjtën arsye. Dikush ka dashur të ndjekë karrierën jashtë shtetit, dikush ka dashur të studiojë. Sigurisht disa janë larguar për punë disipline.

Përpjekja për t’ia vënë fajin gjithë historisë së largimeve emrit tim është një problem personal, gati-gati patologjik. Është një fiksim që unë natyrisht do ta toleroj sepse nuk merrem me individë që lë rrugëve […]”

Basha gjithashtu konfirmoi se Gazmend Paja dhe Florian Binaj do të jenë prezentë edhe këtë sezon në “Portokalli”. Për të, rëndësi ka cilësia e spektaklit dhe asgjë tjetër./Revista Anabel/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com